Shkodër, Qëllon Mbi Policinë, Vritet 67 Vjeçari
I
SHKODËR, 15 Qershor/ ATSH- G.Marku/. -Një 67 vjeçar nga Shkodra ka mbetur i vrarë mesditën e sotme gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
Viktima, Lazër Palvuksani, nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për t'u dorëzuar, duke qëlluar me armë zjarri ndaj tyre dhe forcave RENEA, pjesëmarrëse në këtë operacion, e për pasojë ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Operacioni për arrestimin e 67 vjeçarit Palvuksani, i dënuar në mungesë me 23 vjet heqje lirie për "vrasje", ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së martës, në fshatin Vilë, të komunës së Temalit, në rrethin e Shkodrës.
/m.sh/s.s./