English

Soft News - Kroaci - Kryeministrja Kosor U Ndalon Ministrave... Pushimet E Verës!

ZAGREB, 15 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor u ndaloi ministrave të saj të shkojnë për pushimet e verës për shkak të krizës financiare në vend, njoftuan burime të ndryshme. "Ministrat mund të punojnë për ndërmarrjen e masave ekonomike duke patur parasysh situatën e rëndë në vend", tha Kosor. Anëtarët e kabinetit të Kosorit ende nuk e kanë komentuar vendimin e Kosorit./ a.jor.
KOMENTE