Soft News - Një Indiane 66-Vjeçare Bëhet Nënë... Trinjakësh!
HISARU (Indi), 15 qershor /ATSH-MIA/ - Edhe një person tjetër në moshë të shtyrë është bërë nënë.
Bëhet fjalë për indianen 66-vjeçare, Bhateri Devi, e cila ka lindur trinjakë dhe është bërë nëna më e moshuar në botë.
Pas martesës 44-vjeçare pa fëmijë, Devi ka vendosur që përmes fekondimit artificial të mbetet shtatzënë.
Në qytetin Hisaru, në veri të Indisë, më 29 maj Devi është bërë nënë, por jo i një, por tre fëmijëve, dy djemve e një vajze.
Pas lindjes, trinjakët janë mbajtur nën kujdes intensiv, ndërsa tani gjenden jashtë inkubatorit dhe tregojnë shenja të zhvillimit normal e të shëndetshëm.
Mjeku Anurag Bishoi, i cili kujdeset për trinjakët, tha se nëna e tyre është gruaja më e moshuar në botë, e cila ka lindur trinjakë.
Deva Singh, bashkëshorti i Devit, është shumë i lumtur që është bërë baba dhe pranoi se kishin humbur shpresën se do të kishin ndonjëherë fëmijë./
a.jor.