Sport-Botëror/ Grupi G, Brazili Mposht Me Vështirësi Korenë E Veriut
TIRANË, 15 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Brazili has më tepër vështirësi sesa parashikimi për të mposhtur skuadrën me renditjen e FIFA-s më të dobët në këtë Botëror, Korenë e Veriut.
Atë Kore, e cila, megjithëse e mbështjellë nga një vel misteri për vlerat e saj, ishte e aftë që për gati një orë të mbante në barazim lojtarët e trajnerit Karlos Dunga.
Duhej perla e Maicon në minutën e 54-t për të zhbllokuar gjithçka në "Ellis Park".
Vendimtar ishte goli i dytë i Elanos në minutën e 74-t, që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Robinjos.
Në fund ishte Korea e Veriut ajo që dhuroi emocione pasi shkurtoi diferencën e golave me anë të Yun Ji pesë minuta para përfundimit, duke mbajtur gjallë shpresat e e koreanëve deri në momentet e fundit të lojës.
Kjo fitore e ngjit Brazilin në krye të grupit G me 3 pikë. Pas tij vijnë Portugalia dhe Bregu i Filidishtë me nga 1 pikë, pasi barazuan mes tyre në ndeshjen e pasdites së sotme.
Grupi G
Brazil - Korea e Veriut 2-1
Shënues: Maicon 54', Elano 74', Yun Ji 85'
Brazil(4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Juan, Bastos; Gilberto Silva, Melo (Ramires); Elano (Dani Alves), Kakà (Nilmar), Robinho; Luis Fabiano. Trajner: Karlos Dunga.
Korea e Veriut(5-4-1): Myong Ri; Jong Cha, Kuang Ri, Yun Ji, Li; In Mun (Kim), Yong An, Nam Pak Chol, Chol An; Yong Hong, Jong Tae Se. Trajner: Kim Jong Hun.