English

Sport-Botëror/ Grupi G, Gjithçka E Barabartë Mes Portugalisë Dhe Bregut Të Fildishtë

TIRANË, 15 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Ndeshja e shumëpritur midis Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë përfundoi, ashtu siç ndodh shpesh ne këto sfida, me një barazim zhgënjyes. Ekipet që duhet të sfidojnë Brazilin në grupin G, u shfaqën në një ndeshje të pasur në raste ku veçohet shtylla e goditur nga Kristiano Ronaldo, pas 11 minutash lojë. Bregu i Fildishtë tregoi diçka më tepër se luzianët, ndërsa një lajm i mirë për ta është rikthimi i Didier Drogba, që zëvendësoi Kalunë në pjesën e dytë. Ndërkohë mbetet ende për t'u gjetu anti-Brazili ne këtë grup, teksa 5 herë kampionët e botës do të debutojnë sonte në 20:30 përballë Koresë së Veriut. Grupi G Bregu i Fildishtë - Portugali 0-0 Bregu i Fildishtë (4-3-3): Barry; Demel, K. Toure, Zokora, Tiene, Eboué (Romaric), Y. Toure, Tiote; Gervinho 6,5 (Keita), Dindane, Kalou (Drogba). Trajner: Sven Goran Eriksson Portugalia (4-3-3): Eduardo; Paulo Ferreira, B. Alves, Carvalho, Coentrao; Deco(Tiago), Mendes, Meireles (Amorim); Ronaldo, Liedson, Danny (Simao).Trajner: Karlos Kueiroz /a.ke/
KOMENTE