English

Tirane, Arrestohen Dy Persona Në Kërkim Për Tentativë Vrasjeje

TIRANE, 15 Qershor/ATSH/.-Forcat e policisë së kryeqytetit arrestuan sot dy të rinj të akuzuar për tentativë vrasjeje. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "OTR", pas një pune operative të realizuar nga specialistë të Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u arrit të identifikohen dhe të kapen shtetasit Bexhed Kruda dhe Rigers Kruda, respektivisht të moshave 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale të "vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim". Ngjarja për të cilën akuzohen këta të rinj ka ndodhur më 25 Prill të këtij viti, pranë gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, ku ata, në bashkëpunim me njëri tjerin, për motive të dobta, kane tentuar të vrasin me thikë, duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Denis Dollapi. /s.s./
KOMENTE