Mat, 15 qershor NOA – Dy të rinj, vëllezër, humbën jetën sot në një rezervuar në zonën e Burrelit teksa ishin duke u larë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktimat janë dy vëllezër njëri rreth 20 vjeç dhe tjetri tre vjet më i madh, bëjnë të ditur burime policore në vendngjarje.
Dy vëllezërit nga fshati Derian i Burrelit, gjendeshin në rezervuarin pranë fshatit dhe së bashku me disa djem të tjerë të fshatit po laheshin kur u përfshinë nga uji dhe nuk dolën më të gjallë prej tij.
Djemtë e tjerë që më kot u përpoqën të shpëtojnë dy vëllezërit që u mbytën, njoftuan familjarët dhe policinë. Kjo e fundit ka dërguar në vendngjarje një ekip hetimor.
a.b/NOA Vijon...