English

Urgjent - Vetëvritet Bekim Fehmiu

Beograd, 15 Qershor 2010 NOA – Vetëvritet Bekim Fehmiu, aktori shqiptar me famë botërore. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe por ato citojnë burime zyrtare nga policia vendase.

Sipas tyre, Bekim Fehmiu, ka kryer vetëvrasje në banesën e tij në Zvezdara, një lokalitet i Beogradit ku jetojnë më së shumti shqiptarë.

Bekim Fehmiu ka gjetur vdekjen pas vetëflijimit të kryer sot në banesën e tij, ndërsa ishte në moshën 74 vjeç.

“Të dhënat tona flasin për dyshimin e besueshëm se Bekim Fehmiu ka kryer një vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga arma e zjarrit tip pistoletë, e regjistruar në emrin e tij”, - deklaroi zyrtarisht para pak minutash, Ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiç.

Aktori Bekim Fehmiu, prej shumë kohësh jetonte në Beograd, i tërhequr nga veprimtaria artistike, ndërsa në Prishtinë vinte dhe ikte pa bërë shumë zhurmë. Kështu e njihnin të gjithë, modest dhe të heshtur, përshkruan Bota Sot.

I ndjeri, luajti shumë role që lanë gjurmë në historinë e kinematografisë ish-jugosllave dhe botërore.

Rolet në filmat "Mbledhësit e puplave", "Odisea", "Avanturistët", "Roj", "Rruga", "Vitet e ngrohta", "Dezertori" etj. ende kujtohen si realizime të arrira. Ka luajtur me yjet si: John Houston, Olivia de Hevilend, Ava Gardner, Robert Sou, Fernand Rej, Dirck Bogard, Sharlom Aznaveur, Irena Papas, Klaudia Kardinale e Kendis Bergen.

i.s.r.n/NOA

Kush është Bekim Fehmiu

Aktori i famshëm shqiptar ishte 74-vjeçar dhe njihet si një ndër aktorët më të popullarizuar në ish-Jugosllavi. Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviç. Ndër të tjera, ai luajti në "Arsimi Special”, "Skuadrila partizane”, ndërsa famën më të madhe në Jugosllavinë e atëhershme e arriti kur luajti në filmin e huaj "Lufta e Bardhë” dhe “Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967. Ai gjithashtu luajti në filmin shumë të njohur “Odisea”. Karrierën e ka zhvilluar jashtë dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso. Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Ava Gardner, Sharlon Azbavuro dhe të tjerë. Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare. Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe Arenën e Artë në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roj”. Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem – Hedonin dhe Uliksin. Uliks Fehmiu është gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit. Bekim Fehmiu, në prill 2001, e botoi autobiografinë “Shndritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën e kishte shkruar qysh më 1985.

{youtube}kObyRPPkGxw{/youtube}

FILMAT:

Opštinsko dete (1953), Saša (1962), Pod isto nebo (1964), Neprijatelj (1965), Ko puca otvori?e mu se (1965), Klakson (1965), Devojka (1965), Roj (1966), Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966), Vreme ljubavi (1966), Tople godine (1966), Protest (1967), Skuplja?i perja (1967), Uzrok smrti ne pominjati (1968), Prljave ruke (1968, TV ), L'Odissea (1968, international TV miniseries), The Adventurers (1970), Klopka za generala (1971), The Deserter (1971), Paljenje Rajhstaga (1972, TV ), Libera, amore mio... (1973), The Last Snoës of Spring (1973), Il testimone deve tacere (1974), Cagliostro (1974), Il gioco della verità (1974), Deps (1974), Košava (1974), Pavle Pavlovi? (1975), Permission to Kill (1975), Salon Kitty (1976), Disposta a tutto (1977), Black Sunday (1977), Specijalno vaspitanje (1977), Sti?i pre svitanja (1978), Partizanska eskadrila (1979), I vecchi e i giovani (1979, mini-serial), Široko je liš?e (1981), La Voce (1982), Sarâb (1982), Crveni i crni (1985), Poslednja pri?a (1987, TV ), Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial), Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial), Il cuore e la spada (1998, TV).

{youtube}JEKCWYJduoE{/youtube}

KOMENTE