English

Vjehrri godet nusen e djalit, e bën për spital

Durrës, 15 Qershor, NOA – Një burrë 53-vjeçar ka qëlluar me çfarë i është gjendur para në momentet e një sherri familjar, nusen e djalit të tij, duke e katandisur për t’u çuar urgjentisht në spital.

Fjala është për vjehrrin që mban inicialet N.SH, lindur në Korçë dhe banues në qytetin e Durrësit, me arsim 4 klasë, ndaj të cilit menjëherë ka nisur procedimi penal lidhur me këtë ngjarje aspak të zakontë.

Mësohet nga burimet policore të Durrësit, se rrahja e nuses së djalit prej vjehrrit ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre, për motive të dobëta.

Ndërkaq, e lënduara që mban inicialet V.SH., rezulton të jetë vetëm 25-vjeç dhe tashmë ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë u plotësua edhe kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes ndaj nuses së plagosur, ndërsa materialet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE