English

Vjenë -Forum: Kosova Dhe Shqipëria Paraqesin Sisteme Komplementare Të Energjisë

PRISHTINË, 15 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kosova dhe Shqipëria paraqesin sisteme komplementare të energjisë dhe si të tilla duhet edhe të trajtohen nga investitorët austriakë, u tha në forumin për promovimin e reserseve të këtyre dy vendeve në sektorin e energjisë, mbajtur gjatë ditës së hënë në kryeqytetin austriak, Vjenë. Në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike e Austrisë morën pjesë mbi 60 kompani të ndryshme austriake të interesuara për të investuar në sektorin e energjisë. Zëvendësministri kosovar i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha, prezantoi para investitorëve austriakë mundësitë për investime në fushën e energjisë në Kosovë, politikat dhe kornizën ligjore që ka Kosova në këtë sektor. Ai bëri të ditura disa nga projektet në fushën e energjisë, të cilat janë një mundësi për përfshirjen e kapitalit privat, siç janë: zhvillimi e burimeve të rinovueshme të energjisë, përmirësimi i transmetimit të energjisë dhe sistemet e shpërndarjes, termocentrali Kosova e Re, duke përfshirë rehabilitimin e TC Kosova B; privatizimi i shpërndarjes së energjisë elektrike dhe funksionet e furnizimit të KEK sh.a; ndërtimi i hidrocentralit të Zhurit, etj. Numri dy i energjetikës kosovare gjithashtu njoftoi investitorët austriakë se Kosova planifikon edhe ndërtimin e disa hidrocentraleve të reja të vogla, zhvillimin e burimeve të tjera të rinovueshme të energjisë bazuar në erë, biomasë, etj./s.s./
KOMENTE