Tiranë, 15 Qershor, NOA /Milena Selimi - Sezoni artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbyllet më një nga kryeveprat ballkanike “Zorba”, e cila është cilësuar si vepra më e rëndësishme greke.
“Zorba” vjen për herë të parë në skenën shqiptare të operas. Me muzikë të Mikis Theodorakis, dhe libret të Nikos Kazanzaqit, baleti me dy akte vjen në skenën shqiptare nga koreografi Arjan Sukniqi, i cili së bashku me artistët e TKOB-së, por dhe të tjerë të ftuar kanë nisur provat për të sjellë në skenë baletin premierë “Zorba”.
Veç solistëve shqiptarë në këtë kryevepër botërore që mbyll dhe sezonin artistik në TKOB, janë të ftuar dhe dy balerinë të njohur shqiptarë, por që prej gati dy dekadash jetojnë dhe punojnë në Greqi. Janë pikërisht balerinët e njohur Altin Koruti në rolin e Zorbës dhe Bledi Latifi në rolin shkrimtarit Xhon.
Vepra e rëndësishme e baletit grek, “Zorba”, ka angazhuar në interpretim, solistët Erisa Gina, Jonida Onuzi, Elona Nallbani, Dion Gjinika, Odeta Dishnica etj.
m.s/n.e/NOA