English

Afrika e Jugut 2010, Spanja “viktimë” e Zvicrës

Kejptaun, 16 Qershor NOA - Ka rezultuar Spanja viktima e parë nga ekipet e mëdha e cila bëri ezordin e saj në këtë Botëror me një disfatë ndaj Zvicrës.

Iberikët si gjithmonë shfaqën lojën e tyre dehëse, por në një ritëm jo të lartë.

Kështu, si rrjedhojë ata u ndëshkuan nga aksionet e pakta të kundërshtarëve zviceranë. Ka qen një dush i ftohtë për Del Bosque dhe lojtarët e tij të cilët u ndëshkuan në minutën e 8 të pjesës së dyta nga goli i Fernandez.

Tashmë e vetmja gjë që i mbetet Spanjës është që të shpresojë në një rikuperim të plotë të Torres, i vetmi finalizues tek kjo skuadër dhe në një punë më të mirë nga Xavi, Iniesta dhe Silva.

Megjithatë, ata të cilët tashmë po ëndërrojnë një të tetat e këtij evenimenti, janë lojtarët e Zvicrës që duhet thënë se dinë të mbrojnë mjaft mirë duke mbyllur çdo hapësirë dhe të godasin atëherë kur duhet.

r.b/NOA

KOMENTE