Afrikë e Jugut, 17 Qershor NOA - Sulmuesi kryesor i përfaqësueses angleze Wane Rooney duket se është shumë i zhgënjyer nga ky Botëror i cili ka marrë nismën e tij në Afrikën e Jugut.
Ai ka folur në lidhje me ndeshjen e ekipit të tij ndaj SHBA-së ka theksuar se kundërshtarët arritën të gjuanin në portën e tyre vetëm dy herë dhe patën shumë fat në këto raste.
“Për momentin nuk jam i kënaqur nga mbarëvajtja e këtij Botërori por shpresoj se gjithçka do të përmirësohet. Jam i sigurt se në sfidën e ardhshme me Algjerinë do të arrijmë në marrjen e tre pikëve”, - përfundoi sulmuesi i United.
r.b/NOA