English

Ankara - "Star": Turqia Do Ta Ndërpresë Bashkëpunimin Ushtarak Me Izraelin

ANKARA, 16 qershor /ATSH-MIA/ - Turqia do ta ndërprejë bashkëpunimin ushtarak me Izraelin dhe nuk do të dërgojë përsëri ambasador në Tel Aviv, i cili ishte tërhequr pas sulmit të komandove izraelitë ndaj flotiljes me ndihma për Gazën, ku humbën jetën nëntë aktivistë turq, njoftoi sot gazeta turke "Star". Gazeta, që u referohet burimeve anonime, thekson se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, është diskutuar në një mbledhje qeverie. Një bashkëpunëtor i kryeministrit turk, Recep Taip Erdogan refuzoi të komentojë burimet e gazetës. "Star" thekson se marrëveshjet ushtarake, mes të cilave edhe ato për modernizimin e aeroplanëve, tankeve dhe raketave, do të bllokohen. Këto marrëveshje kushtojnë 7,5 miliardë euro./ a.jor.
KOMENTE