Fier, 16 qershor, NOA – Një 19 vjeçar nga qyteti i Fierit është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi i është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine.
Bëhet fjalë për shtetasin Gerald Dimo, i cili është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier sot rreth orës 1:00. Dimo ka lindur dhe është banues në qytetin e Fierit dhe sipas policisë nuk ka dosje penale për të.
Dimo është arrestuar në lagjen “16 Prilli” , është kapur në flagrancë me një kokaine. “Pas kontrollit të ushtruar ju gjet një sasi pluhuri me peshë prej 8. 40gr. e dyshuar si lende narkotike e llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
m.xh/NOA