Axhenda Ndërkombëtare 16 Qershor 2010
KRYESORE
-----------------
UASHINGTON - Presidenti Barack Obama pret zyrtarë dhe drejtues të 'BP', pasi ka deklaruar se "tragjedia" e njollës së naftës të derdhur në det ''do të duhet të luftohet përgjatë shumë viteve" dhe thekson nevojën për vënien në zbatim të energjive të secili individ pjesë të shoqërisë.
- Audit në Senat mbi impaktin financiar të krijuar nga njolla e naftës së derdhur në det në Gjirin e Meksikës 18:00.
- Sekretari i Brendshëm amerikan, Ken Salazar pret të përzgjedhurit Republikanë në Gjirin e Meksikës, të alarmuar nga vendimi i administratës së presidentit Obama për pezullimin e operacioneve të naftës në ujëra me thellësi të konsiderueshme si pasojë e gjendjes në zonë.
OCH/XHALAL-ABAD (Kirgistan) - Vazhdon situata në jug të Kirgistanit, ku mbrëmjen e djeshme ka pasur edhe të shtëna artilerie, ndërkohë që mijëra e mijëra persona ndodhen në rajonin në kufi me Uzbekistanin, ku situata rrezikon të shndërrohet në një krizë humanitare.
Ndërkohë SHBA-ja ka njoftuar dërgimin në rajon javën e ardhshme të Robert Blake, i ngarkuar me punë për Azinë Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.
NELSPRUIT/DURBAN/PRETORIA - Kupa e Botës në futboll vazhdon me ndeshjen e dytë të organizatorëve të Botërorit, Bafana Bafanat. Në Nelspruit do të luhet ndeshja Honduras-Kili (11:30 GMT) dhe në Durban, Spanjë-Zvicër (14:00GMT), takime të grupit H. Në Pretoria do të luhet ndeshja Afrikë e Jugut-Uruguai në orën 18:30 GMT, takim i grupit A.
TË TJERA
--------------
JERUSALEM - Vazhdon hetimi izraelit mbi sulmin e komandove kundër një flotiljeje ndërkombëtare me ndihma humanitare drejt Gazës, më 31 maj. OKB-ja deklaroi dje se do të kujdeset që të mbërrijnë në Gaza kargot e ndihmave të kapura nga Izraeli.
- Në Strasburg, seancë plenare e Parlamentit Evropian me specifikisht në rend të diskutimeve të ditës, që nisin në 13:00 GMT me fjalimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton mbi situatën në Gaza.
BRUKSEL - Takim që nis më 17:00 GMT i drejtuesve socialistë të BE-së, ndër të cilët Jose Luis Zapatero, para samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së më 17 qershor. Ndërsa nga ora 17:30 GMT, nis takimi i liderëve konservatorë të BE-së ndër të cilët e pranishme do të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
UASHINGTON - Gjenerali David Petraeus, komandanti i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, mban një fjalim përpara Komisionit të Senatit për Mbrojtjen lidhur me situatën në Afganistan.
DRAGUINAN (Francë) - Sasi të mëdha reshjesh të rrëmbyeshme shirash kanë shkaktuar përmbytjen e shumë rajoneve dhe komunave në jug të Francës, ku sipas bilancit të fundit flitet për dhjet të vdekur dhe katër të zhdukur.
PARIS - Qeveria franceze paraqet projektin e saj për shtyrjen e moshës së daljes në pension, që e çon moshën fillestare të daljes në pension në Francë nga 60 në 62 apo 63vjeç. Bëhet fjalë për reformën prioritare të fundmandatit të presidentit Nicolas Sarkozy, ndaj të cilës janë vënë vendosmërisht kundër opozita dhe sindikatat.
MADRID - Qeveria socialiste e Jose Luis Rodriguez Zapatero paraqet në Këshillin e Ministrave projektin e saj për reformën e tregut të punës në vend.
CHILPANCINGO (Meksikë) - Vazhdon lufta mes karteleve të drogës në Meksikë, ku bilanci i viktimave ka arritur në 160 të vdekur në më pak se një javë./
/i.p/