English

Belgjika E Gatshme Për Marrjen E Presidencës Së Be-Së

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Belgjika u shpreh e gatshme të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian që fillon në korrik për të respektuar frymën e Traktatit të Lisbonës që i dha një funksion të lartë presidentit të BE-së, Herman Van Rompuy. "Ne do të zbatojmë frymën e Traktatit të ri të Lisbonës'', premtoi ministri i Punëve të Jashtme, Steven Vanackere, pas një presidence spanjolle në tranzicion që kërkoi të mbante dispozita të ish-traktatit, në mënyrë të veçantë përsa i përket organizimit të samiteve të mëdha dypalëshe mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të treta në Spanjë. ''Belgjika do t'i japë liri të plotë presidentit të përhershëm të BE-së, belgut Herman Van Rompuy, si dhe shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton me të cilën Evropa duhet të flasë jo vetëm me një zë'', theksoi Vanackere./ /ec/ a.jor.
KOMENTE