English

Britani E Madhe - Në Rënie Papunësia Dhe Kërkesat Për Ndihmë Sociale

ROMË, 16 qershor /ATSH-ANSA/ - Shënon rënie papunësia në Britaninë e Madhe dhe është reduktuar më shumë nga çfarë ishte parashikuar numri i kërkesave për ndihmë sociale. Niveli i papunësisë, në tremujorin shkurt-prill, është reduktuar nga 8 për qind në 7.9 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2010, sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, numri i të papunëve u reduktua në 2,472 milionë nga 2,51 milionë. Rënie të konsiderueshme kanë pësuar edhe kërkesat për ndihmë sociale. Në maj u shënua një reduktim me 30900 kërkesa, shumë më tepër nga çfarë ishte parashikuar nga ekonomistët. Gjithsej numri i qytetarëve britanikë të cilët marrin ndihmë sociale aktualisht shënon 1,48 milionë, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët në 14 muaj /e.v/
KOMENTE