Cameron: Iraku Është Gur Themeli Për Sigurinë Në Gjirin Persik
BAGDAD, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik David Cameron e cilësoi sot Irakun si gur themeli për sigurinë në Gjirin Persik dhe premtoi mbështetjen e qeverisë së tij në një letër dërguar homologut irakian, Nouri al-Maliki.
"E konsideroj Irakun e ri si gur themeli për stabilitetin e rajonit të Gjirit Persik'', deklaroi Cameron në këtë letër, disa pjesë të së cilës u publikuan sot nga ambasada britanike në Bagdad.
"Ne do të mbështesim Irakun për zhvillimin e kapaciteteve të tij për të siguruar siguri dhe stabilitet në brendësi të kufijve dhe më tej'', shtoi ai.
"Ne do të jemi partnerë të Irakut për promovimin e prosperitetit botëror. Pasuria e burimeve tuaja natyrore ju jep mundësi të të transformoni të ardhmen ekonomike të Irakut'', vijon letra dërguar nga diplomati i zyrës së jashtme për në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Christian Turner, në vizitë në Bagdad./
/ec/ a.jor.