Osh, 16 Qershor, NOA - Me qindra mijëra njerëz kanë nisur të largohen nga Kirzigistani si pasojë e trazirave të vazhdueshme që kanë pushtuar këtë vend gjatë ditëve të fundit.
Të larguarit u përkasin pakicës uzbeke, më të madhes në këtë vend, e cila ka pësuar një dhunë të paparë nga vendasit, kirgizët.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, në arrati ndodhen 275 mijë njerëz, por e keqja është se ata nuk kanë ku të shkojnë pasi Uzbekistani, vendi i origjinës së tyre nuk i qas, për shkak të frikës nga dyndja e madhe e tyre.
Thuhet se Uzbekistani i ka mbyllur tashmë kufijtë e tij, ndërsa UNHCR nuk e di sesi mund të mbyllet kjo çështje.
Nga ana e tij, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është shprehur se si pasojë e trazirave gjatë ditëve të kaluara kanë humbur jetën disa qindra vetë, ndërkohë që qeveria flet për 178 viktima.
n.e/NOA