English

Dyshohet për varrezë masive në Maqedoni

Shkup, 16 qershor, NOA - Zyrtarë të Maqedonisë dhe Kosovës planifikojnë të nisin një hetim të përbashkët për një varrezë masive të mundshme me civilë të Kosovës të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

“Kosova dhe Maqedonia janë në kërkim të një mënyre për të organizuar dhe vepruar lidhur me varrezën masive që dyshohet se gjendet afër lumit Lepenc në Shkup”, ka thënë Skender Durmishi, ambasador i Kosovës në Shkup.

"Jemi duke mbledhur në grup punues që do të merret me këtë çështje”, shtoi ai.

Burime nga qeveria në Shkup thanë se ka mundësi që përgjatë shtratit të lumit të jenë varrosur rreth 40 trupa. Viktimat kanë vdekur në Kosovë por trupat e tyre janë sjellë nga refugjatët shqiptarë dhe varrosur në Maqedoni, afër kufirit me Kosovën.

NOA/RFE

KOMENTE