English

Ekon - Cameron: Kompania ''Bp'' Ka Nevojë Për Siguri Për Rreziqet Financiare

LONDËR, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Kompania e naftës ''BP'' ka nevojë për siguri përsa i përket rreziqeve financiare që lidhen me rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, deklaroi sot kryeministri britanik, David Cameron, ndërkohë që drejtori i kompanisë së naftës të u prit në Shtëpinë e Bardhë. "Edhe pse është e rëndësishme që kompania paguan gjobat për dëmet e shkaktuara, gjë që BP-ja e eka pranuar, ata kanë nevojë për një nivel sigurie'', theksoi kryeministri për radion BBC. "Meraku i BP-së, është të sigurohet që nuk do të ketë ankesa të depozituara që do të jenë të lidhura në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me rrjedhjen e naftës. Cameron nënvizoi se ''kompania 'BP' ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj dhe se ishte e vendosur për t'u marrë me këtë katastrofë ekologjike''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE