Ekon - Zapatero: Spanja Solide Dhe Në Gjendje Të Paguajë Kreditorët
MADRID, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Spanja është një vend "në gjendje të paguajë kreditorët e saj, solide dhe e fortë dhe me një kredibilitet të lartë në arenën ndërkombëtare" deklaroi sot shefi i qeverisë spanjolle Jose Luis Rodriguez Zapatero, pas kërkesës për "saktësi dhe koherencë" të formuluar nga Brukseli mbi masat ekonomike të parashikuara për zbatim nga Madridi.
"Si shumë vende të tjera, Spanja ishte e "obliguar" të ndërmerrte disa "masa të shpejta (...) mbështetëse për sistemin financiar, masa stimuluese fiskale dhe aktualisht për reduktimin e deficitit", deklaroi lideri socialist gjatë një seance parlamentare sqarimore nga qeveria.
Ministrja e Ekonomisë, Elena Salgado nga ana e saj mohoi që Brukseli ka shtuar presionin mbi Madrid. Ndërkohë që theksoi se Komisioni ka theksuar se "Spanja duhet të përmbushë detyrat e saj dhe se ekziston një angazhim i qartë për arritjen e objektivave për reduktimin e deficitit publik'' të bëra publike nga qeveria, të cilat janë "korrekte, të mjaftueshme dhe ambicioze".
Komisioni Evropian i ka kërkuar dje shume vendeve të BE-së, ndër të cilat Spanja dhe Portugalisë, të "saktësojnë" masat e tyre ekonomike për reduktimin e deficiteve të tyre pas vitit 2010./
/i.p/