English

Është 62 vjeç, por ende ka sjelljet e një djaloshi të ri plot energji dhe vitalitet

Ozzy Osbourne kthehet në çështje gjenetike për shkencëtarët

SHBA, 17 Qershor NOA - Është 62 vjeç, por ende ka sjelljet e një djaloshi të ri plot energji dhe vitalitet.

Ozzy Osbourne, natyrisht, nuk ndjen peshën e moshës që ka dhe së fundmi ai do të publikojë albumin e tij “Scream”, i cili do të përurohet me shakatë e zakonshme të Ozzy Osbourne.

Ky vitalitet ka intriguar së tepërmi shkencëtarët dhe ata vendosën që të marrin në studim kodin gjenetik të tij.

Ky test do të jetë i pari në botë i këtij lloji dhe do të kushtojë 27 mijë paund, megjithatë shkencëtarët janë mjaft optimistë në këtë projekt.

“Analizimi i individëve me histori ekstreme mjekësore, ka një vlerë të madhe shkencore”, - tha Nathan Pearson një ndër shkencëtarët.

Ozzy, ndërkohë miraton gjithçka duke e marrë atë si një aventurë të re në jetën e tij dhe aspak të frikshme.

Ai vetë ka pohuar se ka ndjekur njerëz me një armë gjahu dhe se ka udhëtuar me një Range Rover në një urë-rrugë pa asnjë dëm të mëtejshëm. Me pak fjalë, duhet më shumë për të trembur Ozzy Osbourne. r.b/NOA

KOMENTE