English

Fmn - Dominique Strauss-Kahn: Vizita Në Madrid Për Arsye Pune

-Strauss-Khan të premten në Madrid, hamendësime të reja për plan ndihme MADRID, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMI), Dominique Strauss-Kahn konfirmoi sot nga Parisi se vizita e tij në Madrid, e parashikuar për të premten, është ''një vizitë pune'', ndërkohë që hamendësime të forta bëjnë fjalë për një ndihmë financiare drejt Spanjës. Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMI), Dominique Strauss-Kahn pritet të premten në Madrid, ndërkohë një gazetë spanjolle përmendte diçka lidhur me përgatitjen e një plani ndihme financiare për Spanjës, fakt qe qeveria e ka mohuar. Strauss-Kahn duhet të takohet të premten paradite me shefin e qeverisë socialiste spanjolle, Jose Luis Rodriguez Zapatero, deklaroi zyra e kreut të qeverisë përmend një njoftimi për shtyp, por nuk shtonte hollësi lidhur me rendin e ditës së diskutimeve të takimit. Sipas një burimi të ekzekutivit që citohej nga gazeta ekonomike spanjolle 'El Economista', dy drejtuesit do të takohen thellësisht për të diskutuar masat e rrepta ekonomike të publikuara së fundmi nga qeveria spanjolle. Po e njëjta gazetë shkruante sot se Bashkimi Evropian dhe FMN-ja janë në pikënisjen e përgatitjes së një plani ndihme për Spanjën, që parashikon një linjë kreditimi prej 200-250 miliardë euro. "Disa grupe ekspertësh të BE-së, FMN-së dhe të Departamentit amerikan të Thesarit po përgatitin një plan likuiditeti për Spanjën, formulë më e ''zbutur'' se plani i ndihmës për Greqinë", shkruante 'El Economista'./ /i.p/
KOMENTE