English

Francë - Arrin Në 11 Viktima Dhe 12 Të Zhdukur Bilanci I Përmbytjeve

MARSEJË, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur në juglindje të Francës, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që janë regjistruar në rajon dje dhe sot, njoftuan sot autoritetet, sipas një bilanci të ri. Në bilanci e mëparshëm të departamentit Var, flitej për 11 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Qyteti Draguinan, me 40 mijë banorë, ku niveli i ujërave është rritur më tepër se dy metra nëpër rrugë, është rajoni më i prekur nga përmbytjet dhe shirat e dendur. Për të përballuar situatën, zyra e administrimit të burgjeve vendosi sot evakuimin e më tepër se 500 të burgosurve nga qyteti./ /i.p/
KOMENTE