English

Gjermani - Sondazh - 86 Për Qind E Qytetarëve Të Pakënaqur Nga Qeverisja E Merkelit

BERLIN, 16 qershor /ATSH-MIA/ - Hulumtimi më i ri sociologjik në Gjermani tregoi se 86 për qind e gjermanëve janë të pakënaqur nga qeverisja e kancelares Angela Merkel, popullariteti i së cilës vazhdon rënien. Sipas sondazhit të televizionit ARD, vetëm 12 për qind e gjermanëve janë të kënaqur nga qeveria, që paraqet besimin më të vogël të opinionit që prej vitit 2004. Në sondazhin të organizuar dje dhe pardje janë anketuar 1 000 persona. Gabimi statistikor është plus/minus 3,1 për qind./ a.jor.
KOMENTE