English

Gruaja denoncon në polici: Ish-burri më rreh edhe pas divorcit

Durrës, 16 Qershor, NOA – Edhe pse janë ndarë, duket se një burrë nuk e duron dot faktin e divorcit me ish-bashkëshorten e tij ndaj e ndjek dhe e rreh edhe sot e kësaj dite, duke e fyer dhe kërcënuar sistematikisht.

Fjala është për 38-vjeçarin me inicialet G.L, banues në qytetin e Durrësit, i cili është paditur pranë organeve policore të këtij qytet nga ish-bashkëshortja për ushtrim dhune të vazhdueshme ndaj saj.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, nga këto burime policore, gruaja akuzuese mban inicialet S.B, edhe ajo banuese në qytetin e Durrësit dhe me një fëmijë.

Ajo ka deklaruar në polici se ish-bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të në mënyrë te herëpashershme, edhe pas divorcit.

Menjëherë paskëtaj, forcat e policisë kanë lëshuar Urdhrin e Mbrojtjes ndaj saj, duke ia kaluar procedurat ndaj të akuzuarit për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE