Indi, 16 Qershor, NOA - Gëzon shëndet të mirë një indiane 66 vjeçare, e cila lindi para disa ditësh lindi trinjakë, dy djem dhe një vajzë, duke u bërë gruaja më e vjetër në botë që ka lindur trinjakë.
Fëmijët, të cilët në çastin e lindjes peshonin rreth një kilogram, vazhdojnë të jenë në fokus të kujdesit spitalor në Rohtak në shtetin Haryana, ndërsa e ëma e tyre, e cila në 44 vjet martese nuk kishte fëmijë ka rifilluar ta marrë veten shpejt.
Rasti në fjalë është kryer në Qendrën e Fekondimit Kombëtar me një teknikë të përparuar.
Burri i gruas, Deva Singh 64 vjeç, u tha gazetarëve se "ëndrra ime për të pasur fëmijë dhe për ti dhënë trashëgimtarë familjes sime u realizua".
“Kur kam kuptuar se ajo nuk mund të më jepte fëmijë - tha ai- unë u martova përsëri, por edhe dy gratë e tjera nuk mbetën shtatzënë”.
"Unë jam i kënaqur - përfundoi ai - dhe jam i vendosur të bëj gjithçka për të rritur sa më mirë fëmijët e mi".
a.k/ NOA