English

Indonezi - Të Paktën Dy Të Vdekur Nga Një Tërmet Me Magnitudë 7.1 Ballë

MANOKWARI, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shumë qendra të banuara janë shkatërruar nga një tërmet me mangnitudë 7.1 ballë që goditi gjatë orëve të para të ditës së sotme provincën indoneziane të Papuasisë, njoftuan burime policore vendase. "Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi ishullin Yapen'', deklaroi kreu i policisë lokale, Deny Siregar. Ishulli, i populluar prej rreth 75 mijë banorësh, është më i prekuri nga tërmeti i ndodhur rreth orës 03:16 GMT. Goditja u lokalizua në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 100 kilometra nga një zinxhir ishujsh tropikalë të Paqësorit, ndër të cilët më i rëndësishme është Biak, në afërsi të Papouasisë perëndimore, sipas Agjencisë Indoneziane të Gjeofizikës. Magnituda e tërmetit fillimisht u vlerësua rreth 7 ballë nga Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeofizik, (USGS), i cili theksoi se edhe goditjet pasuese ishin të një mangnitude më të lartë se 6 ballë, ndërkohë që pak pas tërmetit i dha një alarm i theksuar për cunami i cili u hoq para një orë./ /i.p
KOMENTE