Korçë, 16 Qershor, NOA – Ndërsa do të kapej në kufi pak kohë më parë, një 31-vjeçar do të dënohej nga gjykata me 10 ditë burg për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.
Ndërkaq, ditën e sotme ai do të kapej sërish në një pikë kufitare, duke tentuar ta kalojë atë sërish në mënyrë të paligjshme.
Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, është bërë e mundur kapja e tij, ndërsa gjykata i kishte dhënë edhe mundësinë për konvertimin e dënimit nga gjobë prej 50.000 lekësh të reja.
Fjala është për të kërkuarin 31-vjeçar me emrin Albert Selko, lindur dhe banues në fshatin Piskupat të Pogradecit.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA