English

Korçë: Investime Nga Fshzh Në Komunën Malore Të Gorës

KORÇË, 16 Qershor /ATSH-Behar Fejzulla/-Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka akorduar 103.5 milionë lekë për ndërtimin e një ujësjellësi dhe sistemim-asfaltimin e dy rrugëve në komunën malore të Gorës në rrethin e Korçës, bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bujar Salihanji. Sipas tij, me një financim prej 54 milionë lekë po zbatohet projekti për sistemim-asfaltimin e rrugës Mesmal-Stërkanj, 6 km e gjatë dhe së shpejti do të nisin punimet për zgjerimin dhe zhavorimin e rrugës së fshatit Strelcë, 5.5 km e gjatë, me një financim prej 45 milion lekë. Po kështu me një financim prej 4.5 milion lekë do të fillojë edhe ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Lozhan i Ri. Gjatë vitit që kaloi në këtë komunë u investuan 650 milionë lekë, të financuara nga buxheti i shtetit për sistemim asfaltimin e dy rrugëve dhe rikonstruksionin e shkollës së mesme Lozhan i Ri dhe shkollës 9-vjeçare Strelcë. Pas asfaltimit të rrugëve dhe ndërtimit të ujësjellësave, sipas kryetarit Salihanji, "në mjaft fshatra familjet që ishin larguar kanë filluar të kthehen dhe të ndërtojnë shtëpi të reja."/ch/
KOMENTE