English

Lajme Shkurt Nga Rrethet, 16 Qershor

Shyhet seanca ndaj tre komisionereve socialistë, të akuzuar për braktisje të qendrës së votimit SHKODËR- Gjykata e Apelit në Shkodër ka shtyrë sot seancën ndaj tre komisionerëve socialistë, të akuzuar për braktisje të qendrës së votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të vitit të kaluar. Shkak është bërë kërkesa e prokurorisë për të pasur kohë në përgatitjen e konkluzioneve për çështjen. Tre komisionerët e Partisë Socialiste në KQV 342 në fshatin Juban të komunës Guri i Zi në Shkodër, Aurel Hila, Edmond Ndreka dhe Pjeter Lazri, u dënuan nga gjykata e rrethit me gjobë, në shumën prej 90 mijë lekë për vepren penale të braktisjes së qëndrës së votimit. Ata kanë ankimuar këtë vendim pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, duke kërkuar pushimin e çështjes me pretendimin se janë të pafajshëm. /g.marku/ Bie ne kontakt me rrymen elektrike, humb jeten 45 vjecari SARANDË- Një 45 vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Sipas policisë së Sarandës, ngjarja ndodhi mesditën e sotme në qytezën e Ksamilit, në Sarandë, kur shtetasi Gaspër Mrruku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa ishte duke kryer instalimet elektrike në banesën e shokut të tij. Pavarësisht ndihmës së parë, 45 vjeçari nuk mundi të mbijetojë. /t.skuqi/ a.m
KOMENTE