Tiranë, 16 qershor NOA –Qeveria shqiptare duhet të punojë së bashku me opozitën me qëllim realizimin e një reforme për sistemin zgjedhor”. Kjo është thirrja që lëshoi pak minuta më parë Joseph Daul, Kryetari i Grupit PPE, dhe Martin Schulz, Presidenti i S & D Group në Parlamentin Europian.
Në emër të tyre grupeve politike, ata kanë folur sot mbi zhvillimet politike dhe vunë në dukje se nisma e nisur më 20 maj 2010 për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe opozitën edhi si përpjekje e tyre për të kapërcyer dallimet politike mes PD e PS pas zgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor 2009”.
Schulz dhe Daul thonë se “kjo iniciativë është përkrahur nga ana e Përfaqësuesit të Lartë dhe nga Komisioneri për Zgjerim i BE, Stefan Fule”.
Kurse nënvizojnë: “Ne theksojmë - së bashku me Këshillin - që është përgjegjësi e Qeverisë së Shqipërisë së bashku me opozitën për të gjetur menjëherë, në mënyrë transparente dhe në respektimin e plotë të Kushtetutës shqiptare, zgjidhje për ngërçin aktual dhe rrugët e nevojshme për ecjen përpara të vendin në udhën e vet”, - vazhdon deklarata. Më tej shtrohet kërkesa direkte për Edi Ramën: “Ne kërkojmë opozitën shqiptare për të qëndruar në parlamentin kombëtar që të vazhdojnë punën e tyre”.
Dy politikanët e të majtës dhe të djathtës evropiane thonë se në biseda të hapura në Strasburg, Tiranë dhe Bruksel, përfaqësues të të dy palëve janë takuar me një ekip këshillues dhe kanë hulumtuar pikëpamjet dhe qëndrimet e secilës palë. ”Ne sinqerisht shprehim keqardhje që qeveria shqiptare dhe opozita nuk mundën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë qenë në gjendje të ndërmarrin hapa të mëtejshme, të nevojshme drejt përmbushjes ambicien evropiane të vendit”, - thonë dy politikanët në deklaratën e tyre të përbashkët.
“Ne do të vazhdojë të mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, mbi bazën e kritereve të Kopenhagës si dhe kriteret e përcaktuara nga konkluzionet e muajit dhjetor 2006 të Këshillit Europian ku në konsensus u votua pro zgjerimit”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.
“Në këtë kontekst, - vijojnë Schulz dhe Daul, - ne shpresojmë që udhëheqja politike shqiptare, e kupton mirë se tejkalimi i kundërshtive aktuale politike është vendimtar për ecurinë e integrimit evropian të vendit dhe për promovimin e aspiratave të qytetarëve shqiptarë që duan të ardhme evropiane”. r.n/NOA