English

Lsi: Zgjedhja E Kreut Të Lsi Për Tiranën Përmes Një Procesi Transparent

TIRANE, 16 Qershor/ATSH- A.Gegvataj/- Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela, deklaroi sot se zgjedhja e kryetarit të LSI-së për Tiranën do të bëhet nëpërmjet një procesi të hapur dhe tepër transparent. Sipas tij, ky proces përzgjedhjeje do të sigurojë një pjesëmarrje konkurruese në bazë të vlerave dhe kritereve të përfaqësimit të përcaktuara nga kryesia e partisë. Çela tha se "përmes kësaj fushate synohet që të rikthejmë vëmëndjen e të gjithë veprimtarive të LSI tek funksionimi organizativ i partisë". "Në të njëjtën kohë ky proces do të synojë t'i japë një dimension të ri organizimit të LSI-së jo vetëm në drejtim të realizimit te objektivave të saj elektorale, por në të njejtën kohë edhe në drejtim te analizimit të tezave konkrete te alternativave te zhvillimit, për t'i dhënë zgjidhje efikase problematikave të shumta vendore", shtoi ai. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi në mbledhjen e fundit të kryesisë së kësaj partie, se zgjedhjet për drejtuesin e saj në Tiranë si dhe për kryetar në 11 njësi në kryeqytet do të mbahen më 26 shtator të këtij viti./s.s./
KOMENTE