English

Meksi: Berisha po manipulon me shifrat

Tiranë, 16 qershor, NOA - Partia Socialiste ka denoncuar sot mungesën e informacionit në lidhje me shifrat e ekonomisë. Deputetja Ermelinda Meksi, në një deklaratë për mediat theksoi se ndryshe nga deklaratat e Kryeministrit Berisha, situata ekonomike në vend është alarmante.

Duke ju referuar treguesve të ekonomisë, Meksi tha se “fatkeqësisht ato provojnë vetëm një gjë: kulturën e mohimit flagrant të së vërtetës dhe mungesën e transparencës së kësaj qeverie, e cila fsheh dhe manipulon me vetëdije opinionin publik për gjendjen kritike në të cilën gjendet ekonomia”.

Ajo ka theksuar se qeveria nuk i publikon kurrë të dhënat e ekonomisë kur ato janë negative dhe botimet mujore statistikore, kur të dhënat janë negative, edhe në ato raste kur botohen jepen në formën e njoftimeve për shtyp të cila.

Meksi ka theksuar se situata ekonomike në vend është mjaft e rëndë. “Treguesit realë flasin për një situatë ekonomike të ndryshme nga propaganda e kryeministrit, i cili pretendon se në 2005 paska gjetur një borxh publik sa 72% e PBB. Borxhi ka qenë vërtet 72% e PBB, por jo në 2005, por në vitin 1999 si pasojë e katastrofës financiare të shkaktuar nga inspiruesit e piramidave që sot drejtojnë vendin”, tha Meksi.

m.xh/NOA

KOMENTE