Moti I Keq - Francë - Arrin Në 15 Numri I Viktimave Për Shkak Të Përmbytjeve
PARIS, 16 qershor /ATSH-ANSA/ - Arriti në 15 të vdekur bilanci i viktimave për shkak të përmbytjeve në rajonin francez të "Var", në juglindje të vendit, tetë prej të cilave në Draguignan, lokaliteti më i goditur, thuhet në komunikatën më të fundit të prefekturës lokale.
Në të gjithë rajonin rreth 200 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shoqëria hekurudhore franceze "Sncf" ka njoftuar ndërprerjen e qarkullimit, të paktën deri nesër, për linjën Tolone-Nisë.
/e.v/