English

Moti I Keq - Francë - Pesëqind Të Dënuar Evakuohen Nga Burgu I Draguignanit

PARIS, 16 qershor /ATSH-ANSA/ - Pesëqind të burgosur janë evakuuar nga burgu i Draguignanit në juglindje të Francës për shkak të përmbytjeve që kanë prekur këtë zonë, njoftoi sot drejtori i administratës franceze të burgjeve, Jean-Amedee Lathoud. Sipas bilancit të fundit të prefekturës, përmbytjet që përfshinë gjatë natës Draguignanin dhe zonat rreth tij, kanë shkaktuar 11 të vdekur dhe 12 të zhdukur. /e.v/
KOMENTE