English

Obama: Ka Ardhur Koha Të Vihen Në Zbatim Energjitë E Secilit Prej Nesh

UASHINGTON, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se "tragjedia" e njollës së naftës të përhapur në det tregon qartë se "kishte ardhur koha që të vihen në zbatim energjitë e secilit prej individëve të shoqërisë", gjatë një fjalimi të mbajtur në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. "Tragjedia që ka prekur brigjet tona është një thirrje e dhimbshme dhe shumë e fortë që tregon qartë se ka ardhur koha të vihen në zbatim energjitë e secilit individ pjesë të shoqërisë, në të mirë të së ardhmes sonë", u shpreh Obama. "Kjo kohë ka ardhur tashmë (...) që të jemi pjesë e një misioni kombëtar për ''çlirimin'' e risive amerikane dhe të marrim në dorë fatin tonë", theksoi presidenti, lidhur me situatën e krijuar në Luiziana, si pasojë e njollës në naftës të derdhur në det./ /i.p/
KOMENTE