Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 16 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta Shqiptare
FINANCAT, MUNGOJNË 109 MILIONË DOLLARË
"Groposen" të ardhurat nga fitmet personale. Defiçiti buxhetor tejkalohet me 54%. Ekspertët: Shifrat flasin për rritje të papunësisë dhe rënie të të ardhurave. Buxheti i 5-mujorit 2010, nuk realizohen akcizat dhe TVSH-ja
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Matura 2010, Universitetet, përgjigjet e provimit të matematikës.
Tenton të vrasë veten e fejuara, arrestohet Erjon Korini.
Fyle: Aplikimi i Shqipërisë shqyrtohet në nëntor.
Gazeta "Koha Jonë"
BE: NË VJESHTË 2 LAJME TË MIRA PËR SHQIPËRINË
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule tha se KE prezanton në nëntor opinionin për Shqipërinë, për aplikimin e statusit të vendit kandidat, për anëtar në bashkimin Evropian. Fratini takon Metën: Procesi i vizave është i pakthyeshëm. Kryeministri mbledh Komitetin ndëministror për liberalizimin e vizave. Strategji për të riatdhesuarit nga Evropa.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
"Lobingu"/ Amerikanët kapin "mat" Edi Ramën: Shpifje e radhës.
Tiranë/ 'Lufta' mes grupeve Noizy dhe Stresi, dy në pranga.
Dëshmia/ Gazetarja e TVSH grabitet te "Komuna e Parisit".
Gazeta "Shqip"
AUDITI I BRENDSHËM NDËSHKON 393 ZYRTARË. PËRPLASJE ME KLSH
Korrupsioni në administratë, 1 miliard lekë dëme. Shkeljet më të mëdha në financa dhe tatime.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Shtiren si agjentë sekretë, mashtrojnë policitë e dy vendeve.
Ethet hemorragjike dhe bruceloza, pesë veta në Tiranë.
Aktori shqiptar Bekim Fehmiu gjendet i vdekur në Beograd.
Gazeta "Panorama"
NGA 5-10 PËRQIND/ BODE: SA DO RRITEN PAGAT DHE PENSIONET
Konfirmimi i Ministrit/ Ministri i Financave zbardh rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga 1 korriku administrata do të përfitojë 5-10 për qind rritje të rrogës. Sipas Bodes, 10% do të rriten pagat e ulëta dhe 5 % ato të larta.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Ja adresa ku figuron Nano, PD e kompania: Nuk kemi punuar me ish-kreun e PS.
BE: Statusi i kandidatit për Shqipërinë, në nëntor.
Dëshmia, flet vajza që pa e fundit Bleonën e zhdukur.
Gazeta "Shekulli"
PËRGJIGJET E PROVIMIT TË MATEMATIKËS
Matura Shtetërore/ Publikohet çelësi i zgjidhjes së të gjitha varianteve të provimit të maturës për të gjitha profilet e shkollave. Teza e variantit A të drejtimit natyror e zgjidhur nga profesorët që e hartuan.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Rama-Berisha, ftesë për takimin e dytë.
Dritan Prifti: Si do të shiten asetet shtetërore.
Vendimi: S'ka konsensus, Kuvendi heq votimin e fshehtë.
Gazeta "Rilindja Demokratike"
LOBIM PËR ALEANCËN, 12 PIKAT E KONTRATËS SË PD
Transparenca/ Bëhen publike pikat e marrëveshjes për lobimin e anëtarësimit të vendit në NATO.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Brukseli shpall në vjeshtë opinionin për statusin kandidat në BE.
Sezoni turistik, policia merr masa të rrepta për sigurinë dhe rendin.
Gazeta "Zëri i Popoullit"
MASHTRIMI/ SHPALLET FALIMENTIMI, DËSHTIM ME RRUGËT. BORXHI MBETET
Ministria e Financave pranon se në javën e parë të korrikut do të paraqesë në Kuvend një draft të rishikuar të buxhetit, që i shkurton fondit të investimeve në infrastrukturë miliarda lekë.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Apeli i Ramës: Berisha mos pengo vizat për shqiptarët.
Komisioneri i BE, Fyle: Zgjidhje krizës politike, vendimi për statusin e vendit kandidat në nëntor.
Gazeta "Integrimi"
BASHKIMI EVROPIAN/ NË NËNTOR JEPET OPINIONI PËR STATUSIN KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
Komisioneri për Zgjerim i BE, Stefan Fule: Komisioni Evropian ka qëllimin që t'i paraqesë në nëntor Këshillit të Ministrave dhe vendeve anëtare, opinionin lidhur me aplikimin për statusin e kandidatit për Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Takimi/ Mblidhet Komisioni i LSI për Reformën Zgjedhore. Braho: LSI rol aktiv dhe konstruktiv për reformën zgjedhore.
/gj.m/