Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 16 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Intervistë e ICR/EUSR, Pieter Feith - Feith: Në demokraci të hetuarit japin dorëheqje - "Nuk mund të mohohet se janë bërë disa qëndrime rreth mënyrës së veprimit të EULEX-it, apo rreth kualitetit të provave të EULEX-it. Është gabim që të mendohet se kualiteti i provave është diçka që mund të debatohet publikisht. Është çështje e gjykatësit që të vendosë nëse ka kualitet", ka thënë Feith
Tituj të tjerë:
Shuhet Bekim Fehmiu
Albin Kurti ka kushte strikte për koalicione
Daviddi pret që instiucionet ta luftojnë korrupsionin
Mbi 60 për qind e maturantëve e kalojnë testin e maturës
Dënimi i krimeve të komunizmit, i papriopritet
"Express"
Uliksi ikën - Bekim Fehmiu i dha fund jetës së tij. Aktori i vetëm shqiptar i përmasave botërore, i veçantë në jetë dhe aktrim, ishte i veçantë edhe në vdekje dhe amanet. Vrau vetën dhe kërkoi që trupi i tij të digjet.
Tituj të tjerë:
Aksionare në PTK - Qeveria ka vendosur të mbajë 25 për qind të aksioneve në PTK.
Padrejtësia - OSBE ka evidentuar shumë të meta në shqyrtimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.
Shihemi në vjeshtë - Komisioni Evropian mori informacionin zyrtar nga institucionet e vendit për raportin e progresit që do të publikohet në vjeshtë.
Shndritshëm dhe Tmerrshëm: Bekim Fehmiu (1936-2010) - Koment
"Bota Sot"
Kurti: Do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë - Intervistë me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes
Tituj të tjerë:
Shuarja tragjike e aktorit Bekim Fehmiu
Kushtetuta që nuk e mbron sovranitetin e Kosovës
Kosova bëhet me strategji për sigurinë shtetërore - Efektet pritet të reflektohen në veri
OSBE-ja, raport për (mos) gjykimin e krimeve të luftës
Si po e dëmton prestigjin ndërkombëtar të Kosovës lufta për pushtet
Kermabo "dorëzohet" para kryeministrit Thaçi!
"Zëri"
NATO refuzon kërkesën e Beogradit - Është vlerësuar si i hershëm propozimi i Beogradit që t'i jept fund Marrëveshjes Teknike-Ushtarake të Kumanovës
Tituj të tjerë:
Dy vjet s'mjaftuan për zbatimin e Kushtetutës
Bekim Fehmiu bën vetëvrasje
Zvarritja e demarkacionit dëmton banorët
Forcohet gara për pushtet - Hyrja e "Vetëvendosjes" në garë dhe lëvizjet partiake premtojnë rikonfigurim të skenës politike
Editoriali - Z. Presidenti mos i zhgënjeni taksapaguesit!
Dështim në zgjidhjen e krimeve të luftës
Opinione - Ta "riformatizojmë" Skënderbeun
"Lajm"
Dy vjet pas, institucionet e pranojnë se Kushtetuta nuk po gjen zbatim në tërë territorin - (Nuk) zbatohet - Problemi më i madh ka qenë moszbatimi i Kushtetutës në veri të vendit, ndërsa si shkelje apo injorim konsiderohet mbajtja e postit të "ngrirë" të kryetarit të LDK-së nga presidenti Fatmir Sejdiu, si dhe dominimi i Qeverisë mbi Kuvendin, në vend se të jetë e kundërta.
Tituj të tjerë:
Bekim Fehmiu shkon në amshim, lë pas një karrierë të shkëlqyer - Shuhet maestroja
AKR-ja kërkon depolitizimin e sistemit të drejtësisë në vend - Sistem i dështuar
Pa përgjigje për varrezat masive me shqiptarë në Maqedoni - Tadiqi bllokon hetimet
EULEX-i heq dorë nga Qendra për Inteligjencë Financiare - Rriten kompetencat e Qeverisë
"Tribuna shqiptare"
Reportazh nga Prekazi - Simboli i lirisë
Tituj të tjerë:
Zbatimi i cunguar i Kushtetutës
Tiranë - Rama apel Berishës
Prishtinë - Kalueshmëria më e lartë në maturë
Shkup - Ndikohen nga Tadiqi
Raportohet progresi
Ndërroi jetë Bekim Fehmiu
"Epoka e Re"
Flet Albin Kurti - Shumë synime - Heqjen e Pakos, bashkimin kombëtar.
Tituj të tjerë:
Ndërroi jetë aktori i madh Bekim Fehmiu
Ideja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për krijimin e një tryeze kombëtare, nuk ka marrë mbështetje - Injorohet ideja e Haradinajt
Inteligjenca financiare kalon te vendorët
"Kosova Sot"
Intervistë ekskluzive me liderin e lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti - Lëvizja që do ta ndryshojë shtetin
Tituj të tjerë:
Jap dorëheqje nëse nuk rriten pagat
Miratohet strategjia për sigurinë
"Vetëvendosje" për bashkim.
Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar, Bekim Fehmiu
Editoriali - UNMIK-u, përgjegjës për dështimin në trajtimit e krimeve të luftës
"Infopress"
Isa Mustafa, diler i BMË-së - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa edhe biznesmen i suksesshëm
Tituj të tjerë:
Mbështetje unike - Kryeministri Thaçi, deklaratën e GDN-së e ka cilësuar si mbështetje unike ndërkombëtare për shtetin e Kosovës dhe orientimin evropian të saj
Është ndarë tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu
Drejt zbatimit të plotë - Në dyvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, zbatimi i saj në disa pjesë të Kosovës mbetet ende sfidë.
U mohohet prona nga malazezët - Hajredin Kuçi ka pritur të martën një grup qytetarësh të më shumë se 20 fshatrave të Komunës së Pejës
Ligji (s)'i lejon Kurtit kandidim në zgjedhje
Editorial - Tri dimensionet e luftës kundër korrupsionit /a.ke/