Pd: Rama Do Të Japë Llogari Për Çdo Qindarkë Që I Ka Grabitur Qytetarëve Të Tiranës
TIRANË, 16 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Partia Demokratike deklaroi sot se "Edi Rama do të japë llogari për çdo qindarkë që u ka grabitur qytetarëve të Tiranës"
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli siguroi se, do të përdoren të gjitha mekanizmat ligjore që Edi Rama të japë përgjigjen që meriton si shtyllë kryesore e korrupsionit në Shqipëri.
"Edi Rama dhe pinjollët e bllokut kanë vjedhur dhe shpërdoruar taksat e qytetarëve të Tiranës për të paguar mitingashë, për të paguar ujin dhe ushqimet e kampingut 19-ditor para kryeministrisë", tha Mëhilli./n.m/