Tiranë, 16 qershor, NOA – Partia Demokratike kërkoi sot nga Partia Socialiste që të bëjnë transparencën e fondeve të paguara nga Bashkia e Tiranës për mitingun he grevën e urisë që u zhvillua pak ditë më parë në qendër të Tiranës.
Duke e cilësuar si një shkelje flagrante përdorimin e fondeve publike në këtë mënyrë, PD deklaroi me anë të zëdhënëses Erla Mëhilli se, kreu i PS-së do duhet të jap llogari për çdo qindarkë të shpërdoruar.
“Partia Demokratike i deklaron Edvin Kristaq Kutisë se do të japësh llogari për çdo qindarkë që u ke grabitur qytetarëve të Tiranës dhe se të gjitha mekanizmat ligjore do të përdoren për të të dhënë përgjigjen që ti meriton si shtyllë kryesore e korrupsionit në Shqipëri”, u shpreh Mëhilli.
Aho hodhi poshtë dhe pretendimet e botua në disa media për pagesat e PD-së për një kompani amerikane për imazhin.
“Këto ditë Edvin Kristaq Kriza dhe pinjollët e bllokut u kapën me presh në duar pasi kanë vjedhur dhe shpërdoruar taksat e qytetarëve të Tiranës për të paguar mitingashë, për të paguar ujin dhe ushqimet e kampingut 19 ditor para kryeministrisë apo shpifjet dhe deklaratat raciste kundër shqiptarëve ndërkohë që nga ana tjetër keqpërdorin mediat e lira të vendit me dokumente të falsifikuara në të cilat, njeriu që jeton dhe është i mbrojtur vetëm me kultin e armikut, nxori dhe ish kryetarin e Partisë Socialiste si sekretar të Partisë Demokratike”, tha Mëhilli.
Partia Demokratike i ka cilësuar si halucinate deklarata të tilla. “Edvin 2K apo shoku Kryetar Kutia i rrethuar nga një grup lakejsh që bërtasin çdo ditë fluturon fluturon kryetari, nxjerr para shqiptarëve çdo ditë fytyrën e tij prej një mashtruesi ordiner e të paskrupullt duke fabrikuar shpifje e trillime të cilat mund të prodhoheshin nga mendjet haluçinante në spitalet psikiatrike”, u shpreh Mëhilli.
m.xh/NOA