English

Policia, aksion për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla

Tiranë, 16 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës, në vazhdimësi të masave të marra për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në shkolla, kanë planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.

Duke synuar zhvillimin normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjitha niveleve në Tiranë, përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe struktura kundër krimit të organizuar dhe atyre kundër krimeve ndaj personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj.

Ndërkaq, drejtoria e Policisë së Tiranës, për mbarëvajtjen e procesit mësimor, paralelisht me masat e marra kërkon bashkëpunimin edhe me aktorë të tjerë, qytetarët si dhe të mediat, për sensibilizimin qytetar në drejtim të respektimit të normave ligjore, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, shmangien e zhurmave, parkimeve të gabuara të mjeteve pranë shkollave etj.

n.e/NOA

KOMENTE