English

Policia: Përdoruesit E Rrugës Të Respektojnë Kodin Rrugor

TIRANË, 16 Qershor /ATSH / - Policia e kryeqytetit kërkoi sot mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik, duke i bërë apel të gjithë përdoruesve të rrugës, që të ndërgjegjësohen për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit, si dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor. Përmes një njoftimi për mediat, policia e Tiranës informon se me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore, shërbimet e qarkullimit rrugor do të ushtrojnë kontroll në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Vetëm gjatë ditës së martë, 15 qershor, janë ndëshkuar për mosrespektim të legjislacionit rrugor 630 drejtues të mjeteve, ndërsa janë pezulluar 10 leje drejtimi. Në të njëjtën kohë, Policia e kryeqytetit kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë debitorë në shlryerjen e detyrimeve për kundravajtje administrative, të paraqiten pranë cdo dege të Postës Shqiptare për të shlyer detyrimet e tyre. Sipas këtyre burimeve, masa administrative do të ketë edhe ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve, të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve për kundravajtje dhe shkelje të Kodit Rrugor./m.sh//a.ke/
KOMENTE