English

Portugali - Policia Sekuestron 2,4 Tonë Hashash Dhe Arreston Katër Persona

LISBONË, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth 2,4 tonë hashash u sekuestruan sot në lindje të Portugalisë, njoftoi sot policia gjyqësore që arrestoi katër persona duke përfshirë një italian dhe një maroken. ''Një portugez dhe një italian u arrestuan pranë Estremoz, ndërkohë që po transportonin drogën në bordin e një kamioni të ngarkuar me mobilje'', theksoi policia gjyqësore në një komunikatë. Një tjetër portugez dhe një maroken, të dyshuar se kishin lidhje me këtë rrjet trafikantësh, u arrestuan në rajonin Setubal./ /ec/ a.jor.
KOMENTE