Tiranë, 16 qershor NOA - Joseph Daul, Kryetari i Grupit PPE, dhe Martin Schulz, Presidenti i S & D Group në Parlamentin Europian, në emër të grupeve te tyre politike, kanë folur sot mbi zhvillimet politike dhe vunë në dukje se përpjekja e tyre ishte “një nismë lehtësimi e nisur më 20 maj 2010 për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe opozitën për të kapërcyer dallimet e tyre politike pas zgjedhjeve të përgjithshme shqiptare më 28 qershor 2009”.
Schulz dhe Daul thonë se “kjo iniciativë është përkrahur nga ana e Përfaqësuesit të Lartë dhe nga Komisioneri për Zgjerim Stefan Fule”.
Dy politikanët e të majtës dhe të djathtës evropiane thonë se në biseda të hapura në Strasburg, Tiranë dhe Bruksel, përfaqësues të të dy palëve janë takuar me një ekip këshillues dhe kanë hulumtuar pikëpamjet dhe qëndrimet e secilës palë.
”Ne sinqerisht shprehim keqardhje që qeveria shqiptare dhe opozita nuk mundën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë qenë në gjendje të ndërmarrin hapa të mëtejshme, të nevojshme drejt përmbushjes ambicien evropiane të vendit”, - thonë dy politikanët në deklaratën e tyre të përbashkët.
“Ne do të vazhdojë të mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, mbi bazën e kritereve të Kopenhagës si dhe kriteret e përcaktuara nga konkluzionet e muajit dhjetor 2006 të Këshillit Europian ku në konsensus u votua pro zgjerimit”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.
“Në këtë kontekst, - vijojnë Schulz dhe Daul, - ne shpresojmë që udhëheqja politike shqiptare, e kupton mirë se tejkalimi i kundërshtive aktuale politike është vendimtar për ecurinë e integrimit evropian të vendit dhe për promovimin e aspiratave të qytetarëve shqiptarë që duan të ardhme evropiane”.
”Ne theksojmë - së bashku me Këshillin - që është përgjegjësi e Qeverisë së Shqipërisë së bashku me opozitën për të gjetur menjëherë, në mënyrë transparente dhe në respektimin e plotë të Kushtetutës shqiptare, zgjidhje për ngërçin aktual dhe rrugët e nevojshme për ecjen përpara të vendin në udhën e vet”, - vazhdon deklarata.
kurse theksohet më tej: “Ne kërkojmë opozitën shqiptare për të qëndruar në parlamentin kombëtar që të vazhdojnë punën e tyre”.
Kurse në përfundim thuhet: “Në të njëjtën kohë, ne presim nga ana e Qeverisë për të punuar së bashku me opozitën me qëllim realizimin e një reforme të sistemit zgjedhor ne Shqiperi”.
r.n/NOA