Provimi I Letërsisë- Mbi 13% E Maturantëve, Nota Maksimale
TIRANË, 16 Qershor/ATSH/-Rreth 13,13 % e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe 10 në provimin e parë të Maturës Shtetërore, ndërsa nuk u vlerësuan kalues 1197 nxënës, ose 3,21% nga totali.
Minsitria e Arsimit dhe Shkencës publikoi sot rezultatet e provimit të detyruar për lëndën e Letërsi dhe Gjuhë shqipe.
Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të për t'u afishuar nëpër shkollat mesme në të gjithë vendin.
Në këtë provim morën pjesë 37 271 nxënës. Korrigjimi i tyre u krye në 4 qendrat kombëtare të vlerësimit në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
MASH bënë të ditur se maturantët kanë mundësi t'i shohin rezultatet në web-sitin zyrtar. Kjo ministri siguron se dhe procesi i vlerësimit të provimit të Matematikës dhe lëndëve me zgjedhje do të bëhet me të njëjtat standarde./e.gj//n.m/
-
Xili Kastrati17:53 - 15 Qershor 2011suksese te gjitheve maturanteve kudo qe sot dhane provimin e matematikes...