English

Ps:Qeveria Të Marrë Masa Për Parandalimin E Trafikimit Të Qenieve Njerëzore

IRANË, 16 Qershor/ATSH/.- Nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Vasilika Hysi kërkoi sot nga qeveria që të marrë masa konkrete për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Duke reaguar ndaj konkluzioneve të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me situatën e trafikimi të qenieve njerëzore në Shqipëri, deputetja Hysi tha sem, Ministria e Brendshme nuk përmbush as standardet minimale për eleminimin e trafikimit dhe se ajo nuk u ofron mbrojtje viktimave të trafikimit, që marrin guximin të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke kompromentuar nxjerrjen përpara drejtësisë të fajtorëve për këto krime. Në emër të PS-së, nënkryetarja e grupit socialist, i kërkoi qeverisë shqiptare marrjen e masave reale për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit apo të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe aktivitete ilegale. /a.s//a.gj/
KOMENTE