Madrid - Spanjë, 17 Qershor NOA - Pasi shpenzoi një shumë marramendëse për sjelljen e Cristiano Ronaldos dhe Rikardo Kaka në Madrid, presidenti i skuadrës së Realit, Florentino Perez është i gatshëm për një çmenduri tjetër në merkato.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë një shumë marramendëse prej 130 milionë eurosh në drejtim të Rooney dhe Gerrard.
Në veçanti është bërë e ditur se pëlqehet sulmuesi i Manchester United për të cilin nga kjo shumë do të jepen plot 90 milionë euro ndërsa për sa i përket mesfushorit të Liverpulit shifra që do tu ofrohet është prej 40 milionësh.
Ndërkohë siç pohojnë mediat spanjolle Maicon është gjithnjë e më pranë Realit dhe pritet takimi i radhës orët në vazhdim.
r.b/NOA